Fillimi PolitikëTakim Kosovë-Serbi në Washington më 2 shtator

Takim Kosovë-Serbi në Washington më 2 shtator

nga Shekulli Agency

Emisari special i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë të ditur se liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen më 2 shtator në Washington për bisedime.

Grenell këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se liderët e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë, më 2 shtator për të biseduar”, ka shkruar ambasadori Grenell.

Një takim në Washington mes krerëve të Kosovës e Serbisë ishte paraparë për 27 qershor, por ishte anuluar pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi.

Takimin e 2 shtatorit e ka përshëndetur ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies