Në një fjalim të mbajtur në hapjen e kompleksit për prodhimin e lëngut të frutave të Anadolu Grup, në qytetin Isparta të Turqisë, presidenti Recep Tayyip Erdoğan është shprehur “Ne jemi në dijeni se shumica e kritikave të vendeve evropiane kundër vendit tonë janë në lidhje me politikat e tyre të brendshme. E kemi vërejtur se zgjedhjet ishin arsyeja që Holanda tërhoqi në mënyrë të panevojshme marrëdhëniet me ne në procesin e referendumit popullor të 16 prillit. Në të kaluarën edhe vende të tjera si Franca dhe Austria kanë ndjekur mënyra të ngjashme. Tani jemi dëshmitarë se të njëjtën taktikë po ndjek edhe Gjermania. Unë kam besimin se ato pas zgjedhjeve do të kthehen në normalitet”, raporton (AA).
“Përpjekjet për të frikësuar investitorët dhe turistët me akuza të padrejta dhe të pabaza kundër vendit tonë në këtë proces është e pamundur që të shpjegohen as me ndërgjegjen politike dhe as me ndërgjegjen tregtare”, është ka shprehur Erdoğan.
Turqia do t’i kapërcejë edhe fushatat e shpifjeve”
“Treguesit ekonomikë nga rritja tek eksportet, nga prodhimi tek punësimi të gjithë janë në drejtim pozitiv”, ka Erdoğan duke shtuar më tej se “Më të njëjtën situatë po përballemi edhe në turizëm. Kryerja e pushimeve në vendin tonë të atyre që janë drejtues të institucioneve mediatike e që drejtojnë fushata negative në lidhje me Turqinë, tregon që ata nuk besojnë as edhe gënjeshtrat e shprehura prej tyre. Turqia e cila deri më sot ka tejkaluar vështirësi të mëdha do t’i kapërcejë edhe këto fushata të shpifjeve kundër saj.”
“Gjendja e jashtëzakonshme ku dikush e sjell gjithmonë në vëmendje nuk është e kufizuar vetëm me luftën kundër terrorizmit. Gjendja e jashtëzakonshme nuk është që të jetë pengesë përpara investimeve që kryejnë sipërmarrësit, industrialistët tanë, por për t’i marrë në mbrojtje ato”, ka theksuar në fjalën e tij presidenti Erdoğan.