Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë së Irakut, Osman Al Ganimi, ka mbërritur në Turqi, ku në Ankara do të takohet me homologun turk, Hulusi Akar, raporton (AA).
Pritja zyrtare është mbajtur në qendrën e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, pas së cilës do të mbahet takimi i dy shefave të shtabeve.
Administrata rajonale kurde në veri të Irakut njëanshëm ka paralajmëruar mbajtjen e referendumit të pavarësisë më 25 shtator. Parlamenti, Qeveria dhe Gjykata Kushtetuese e Irakut kanë ndaluar mbajtjen e referendumit, ndërsa kundër është edhe komuniteti ndërkombëtar.
Qeveria e Republikës së Turqisë dje i dërgoi një vendim Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë për të zgjeruar autorizimet e Qeverisë për të kryer operacione ushtarake në Siri dhe Irak edhe brenda 12 muajve të ardhshëm.
Vendimi i qeverisë thotë se Turqia i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së integritetit dhe stabilitetit të Irakut dhe Sirisë, duke theksuar se prezenca e terroristëve të PKK-së dhe DEASH-it, si dhe separatizmi etnik në atë vend, përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë e rajonit dhe të Turqisë. Për sot është paralajmëruar seancë e jashtëzakonshme e Parlamentit të Turqisë.