
Drejtori i Byrosë Federale amerikane të Hetimeve (FBI), Christopher Wray, tha se kërcënimi kinez ndaj Perëndimit është më i fuqishëm dhe më i dëmshëm se kurrë më parë.
Duke iu drejtuar Bibliotekës Presidenciale Ronald Reagan, Wray akuzoi Pekinin për vjedhje të ideve dhe inovacioneve amerikane duke kryer sulme të mëdha kibernetike.
Ai vuri në dukje se rreth 2.000 hetime të FBI-së tregojnë se qeveria kineze është e fokusuar në vjedhjen e informacioneve dhe teknologjisë amerikane.
“Nuk ka kërcënim më të madh për idetë, inovacionet dhe sigurinë tonë ekonomike sesa Kina”, tha Wray.
Ai zbuloi se çdo 12 orë ata ndeshen me operacione sulmesh kibernetike nga Kina dhe se hakerët që punojnë për shtetin kinez vjedhin më shumë të dhëna personale dhe të korporatave se çdo vend tjetër.
Duke pretenduar gjithashtu se aktivitetet e spiunazhit ekonomik kinez kanë shkaktuar kolapsin e kompanive amerikane, Wray tha se kjo është një humbje që ndihet në shumë sektorë.
“Ky kërcënim ka arritur një nivel më të fuqishëm dhe më të dëmshëm se sa ka qenë ndonjëherë”, paralajmëroi Wray.
Nga ana tjetër, qeveria kineze i ka mohuar prej kohësh akuzat e tilla nga administrata amerikane.