Fillimi PolitikëSHBA u bën thirrje shtetasve të saj “të largohen menjëherë nga Rusia”

SHBA u bën thirrje shtetasve të saj “të largohen menjëherë nga Rusia”

nga Shekulli Agency

Ambasada e SHBA-së në Moskë u bëri thirrje qytetarëve të saj të largohen menjëherë nga Rusia.

Në deklaratën me shkrim të Ambasadës së SHBA në Moskë thuhet se ka filluar procesi i pjesshëm i mobilizimit në Rusi.

Në deklaratën, ku përfshihet informacioni se qytetarët amerikanë me nënshtetësi ruse mund të thirren edhe për detyrë ushtarake, theksohet se në një rast të tillë, SHBA-ja mund të mos jetë në gjendje t’i ndihmojë këta shtetas.

Duke theksuar se fluturimet komerciale në Rusi janë në një situatë të kufizuar, qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Rusia duhet të bëjnë në mënyrë të shpejt organizimet e tyre.

“Qytetarët amerikanë nuk duhet të udhëtojnë në Rusi ndërsa personat që jetojnë në Rusi duhet të largohen menjëherë, derisa mbeten mundësitë e kufizuara të udhëtimit për biznes”, thuhet në deklaratë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies