Fillimi PolitikëSHBA-të urdhërojnë Rusinë të mbyllë 3 godina diplomatike

SHBA-të urdhërojnë Rusinë të mbyllë 3 godina diplomatike

nga Shekulli Agency

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë urdhëruar Rusinë të mbyll tre godina diplomatike, me afat përfundimtar më 2 shtator, duke i dhënë një shkëndi tjetër konfliktit diplomatik mes dy prej fuqive botërore.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) tha se masat e ndërmarra janë në përputhje me paritetitn si kundërpërgjigje ndaj masave ruse, pasi paraprakisht Moska zyrtare urdhëroi SHBA-të të reduktojnë stafin diplomatik në Rusi.

Në mesin e ndërtesave të mbyllura do të jetë konsullati i Përgjithshëm në San Francisco, një aneks zyre në Washington, dhe një aneks konsullor në New York.

Konsullata në San Francisco, është objekti më i vjetër diplomatik i Rusisë në SHBA.

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov është njoftuar për masat e reja gjatë një bisede telefonike të cilën të enjten e ka zhvilluar me homologun e tij amerikan Rex Tillerson, bisedë kjo e cila është përshkruar si “shumë profesionale”.

“Të dyja shtetet do të kenë nga tre konsullata në shtetin tjetër”, tha zëdhënësja e DASH-it, Heather Nauert.

Nauert njoftoi se asnjë zyrtar rus nuk u përjashtua si pjesë e masave të reja amerikane dhe se Rusia mund të ricaktojë personelin e saj në postet e tjera nëse dëshiron ta bëjë këtë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies