Fillimi Politikë“SHBA-të dëshirojnë të ndërtojnë bazë në Siri”

“SHBA-të dëshirojnë të ndërtojnë bazë në Siri”

nga Shekulli Agency

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergej Lavrov deklaroi se e di se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë për qëllim të formojnë bazë në Siri, duke përdorur metoda të ndryshme për të hapur rrugën për copëtimin e shtetit.

Lavrov foli në një konferencë të përbashkët për gazetarë me ministrin turk të Punëve të Jashtme Mevlüt Çavuşoğlu, me rastin e takimit të 6-të të Grupit të përbashkët për planifikim strategjik mes Rusisë dhe Turqisë.

“E di se SHBA-të kanë synim të ndërtojnë bazë ushtarake në Siri. Jam i sigurtë se dëshirojnë të hapin rrugë për shpërbërjen e këtij vendi dhe prandaj përdorin metoda të ndryshme. Përgatisin provokime të ndryshme”, porositi Lavrov.

Po ashtu porositi se Washingtoni, i cili siç thekson, vazhdimisht pohon se respekton integritetin territorial të Sirisë, këtë duhet ta dëshmojë në vepra e jo të mbetet në fjalë.

Ministri turk Çavuşoğlu tha se SHBA-të kanë patur statusin e vëshguesit gjatë negociatave në Astana dhe në këtë mënyrë ka patur rastin të shohë çfarë po ndodh atje.

“Me SHBA-të nuk kemi mekanizimin në formatin e Astanas. Ekziston mirëkuptim dhe ne vazhdojmë negociatat rreth vendosjes së sigurisë në Munbixh dhe rajonet nën kontroll të YPG-së, gjegjësisht largimin e YPG-së nga këto rajone”, tha Çavuşoğlu.

Po ashtu rikujtoi se mes vendit të tij dhe SHBA-ve është formuar edhe një grup pune, takimi i parë i të cilëve u mbajt javën e kaluar.

“Duhej të mbahej edhe takimi më datën 19 të këtij muaji në Washington, por ka mundësi të anulohet duke marrë parasysh shkarkimin e Rex Tillerson-it”, tha Çavuşoğlu.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies