Fillimi Politikë“SHBA po përpiqet të krijojë forcë alternative në Siri”

“SHBA po përpiqet të krijojë forcë alternative në Siri”

nga Shekulli Agency

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, tha se ndihen të shqetësuar nga deklaratat kontroverse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për krijimin e një force të sigurisë në kufirin e Sirisë.

“Jemi të shqetësuar nga deklaratat kontroverse të SHBA-ve për krijimin e një force të sigurisë në kufirin e Sirisë”, tha Lavrov në një konferencë për media në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, i pyetur për planin e SHBA-ve për të krijuar “forcë të sigurisë kufitare” në veri të Sirisë.

“SHBA-të po përpiqen të krijojnë forcë alternative në Siri dhe kjo është në kundërshtim me premtimet që kanë dhënë më parë në lidhje me integritetin territorial të Sirisë”, shtoi shefi i diplomacisë ruse.

Ndërkaq, i pyetur për fillimin e tërheqjes së ushtarëve rusë nga Afrini, Lavrov tha se kjo gjë është përgënjeshtruar më herët, megjithëse zyrtarë të tjerë rusë nuk dhanë ndonjë deklaratë lidhur me këtë çështje.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies