Fillimi PolitikëSHBA-ja vendos sanksione ndaj ministrit kuban të Mbrojtjes dhe brigadës speciale

SHBA-ja vendos sanksione ndaj ministrit kuban të Mbrojtjes dhe brigadës speciale

nga Shekulli Agency

SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj ministrit kuban të Mbrojtjes Alvaro Lopez Miera dhe Brigadës së Forcave Speciale të Havanës për shkak të “përpjekjeve për të shuar protestat prodemokratike në vendin ishullor.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka thënë në një deklaratë se po ndërmerren hapa për ta mbajtur qeverinë kubane “përgjegjëse për veprimet e tyre”, duke paralajmëruar sanksione të mëtejshme ndaj “individëve përgjegjës për shtypjen e popullit kuban”.

“Ky është vetëm fillimi”, ka deklaruar Biden.

“Ndërsa e mbajmë përgjegjës regjimin kuban, mbështetja jonë për popullin kuban është e palëkundur dhe ne po sigurohemi që kuban-amerikanët të jenë partnerë jetikë në përpjekjet tona për t’u dhënë lehtësim njerëzve të vuajtur në ishull”, ka shtuar presidenti amerikan.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies