Fillimi PolitikëSHBA-ja nuk planifikon të rishikojë planin për tërheqjen e trupave nga Afganistani

SHBA-ja nuk planifikon të rishikojë planin për tërheqjen e trupave nga Afganistani

nga Shekulli Agency

Teksa numri i qyteteve që talebanët kanë marrë nën kontroll në Afganistan është rritur në 5, presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se plani për tërheqjen e trupave nga Afganistani do të vazhdojë në mënyrë të njëjtë.

Sipas lajmit të “New York Times” i cili bazohet në zyrtarë të lartë të paidentifikuar, Shtëpia e Bardhë nuk planifikon të rishikojë planin e saj për Afganistanin.

Pasi kanë theksuar se ka kuriozitet se çfarë hapi do të ndërmarrë administrata e Washingtonit përballë përparimit të shpejtë të talebanëve në vend, zyrtarët kanë bërë të ditur se po ndjekin nga afër zhvillimet në qytetin Kunduz.

Zyrtarët deklaruan se kundër talebanëve po ndërmerren vetëm sulme ajrore të kufizuara dhe se nuk pritet që të ndërmerret ndonjë hap më gjithëpërfshirës përtej kësaj.

Një zyrtar që ka folur për gazetën, informoi se në Afganistan kanë mbetur rreth 650 ushtarë amerikanë dhe se plani i tërheqjes vazhdon në mënyrën e përcaktuar.

Numri i qyteteve ku forcat e sigurisë së qeverisë afgane kanë humbur kontrollin përballë talebanëve është rritur në 5, pasi qyteti Talukan, qendra e rajonit Tahar në verilindje kaloi nën kontrollin e organizatës.

Pretendohet se talebanët kontrollojnë mbi 80 për qind të territoreve të Afganistanit.

Në fund të muajit do të përfundojnë aktivitetet ushtarake të SHBA-së e cila me avionët e saj luftarakë herë pas here ofron mbështetje për ushtrinë afgane.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB) në sulmet e talebanëve dhe në konflikte kanë humbur jetën mbi një mijë civilë në muajin e fundit.

Komisioni i Pavarur i të Drejtave të Njeriut në Afganistan, ka njoftuar se që nga fillimi i muajit maj e deri në gusht rreth 1 milion civilë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies