Fillimi PolitikëSHBA, Gjykata e Lartë mbështet rregullat e Trumpit kundër azilit

SHBA, Gjykata e Lartë mbështet rregullat e Trumpit kundër azilit

nga Shekulli Agency

Gjykata Supreme i ka dhënë ‘dritë jeshile’ administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për të nxjerrë rregulla të reja që do t’ua bëjnë më të vështirë migrantëve të Amerikës Qendrore të kërkojnë azil në SHBA, transmeton AA.

Në një vendim gjykata tha se administratës iu lejua të bllokojë kërkesat për azil nga aplikantët që kaluan nëpër një vend tjetër për të arritur në SHBA pa bërë kërkesë të tillë më herët gjatë rrugës së tyre.

Rregullat do të parandalojnë të kërkojnë azil në SHBA migrantët e Amerikës Qendrore që kaluan në territorin kufitar jugor të SHBA-ve përmes Meksikës, përveç se nëse ata kanë provuar më herët të marrin atë status në një vend tjetër.

Rregullat e administratës së Trumpit, të cilat ndryshuan procedurat e azilit që ishin më liberale dhe kohë të gjatë, fillimisht u njoftuan në muajin korrik, por u bllokuan me një urdhër nga një gjykatë e ulët.

Trump vlerësoi vendimin e trupit gjykues për mbështetjen e përpjekjeve të tij për të reduktuar numrin e migrantëve nga Guatemala, Hondurasi dhe vendet e tjera të Amerikës Latine.

“Fitore e madhe e Gjykatës së Lartë të SHBA-ve për kufirin mbi azilin”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Twitter.

Dy nga gjyqtarët e trupit gjykues, Sonia Sotomayor dhe Ruth Bader Ginsburg, u ankuan për vendimin e shumicës.

“Megjithëse ky komb ka mbajtur prej kohësh derën e saj të hapur për refugjatët dhe megjithëse rrethojat për azilkërkuesit nuk mund të ishin më të larta, qeveria zbatoi rregullin e saj pa siguruar së pari vëmendjen publike dhe pa ftuar kontributin publik që kërkohet në përgjithësi”, shkroi Sotomayor.

Trump erdhi në pushtet me një premtim për ndërprerjen e imigracionit në SHBA, i cili edhe pse ishte i popullarizuar në pjesën më të madhe të bazës së tij, ka dëshmuar valë përçarëse, protesta dhe beteja të ashpra ligjore.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies