Fillimi PolitikëSerbi, Brnabiç ministre e re e Punëve të Jashtme

Serbi, Brnabiç ministre e re e Punëve të Jashtme

nga Shekulli Agency

Kryeministrja e Serbisë në mandatin teknik dhe mandatarja për përbërjen e qeverisë së re, Ana Brnabiç sot njoftoi pranim-dorëzimin e detyrës me ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç.

Brnabiç do të kryejë detyrën e shefes së diplomacisë deri në zgjedhjen e ministrit të ri të Punëve të Jashtme, njoftoi kabineti i saj.

Pas përfundimit të pranim-dorëzimit në ndërtesën e qeverisë së Serbisë, Brnabiç falënderoi Daçiç për angazhimin shumë vjeçar dhe bashkëpunimit të suksesshëm dhe profesional.

Në kuvendin e Serbisë është duke u mbajtur një seancë, në axhendën e së cilës është zgjedhja e kryesisë së re të parlamentit, për të cilën u propozua Daçiç.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies