Fillimi PolitikëSekretari amerikan i Shtetit anulon vizitën në Gjermani

Sekretari amerikan i Shtetit anulon vizitën në Gjermani

nga Shekulli Agency

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Mike Pompeo, ka anuluar në minutën e fundit udhëtimin e tij zyrtar në Gjermani, njoftuan zyrtarët.

Zyra e kancelares Angela Merkel ka konfirmuar se takimi i planifikuar për ditën e sotme midis Merkelit dhe Pompeos është anuluar. Zyrtarët nuk dhanë ndonjë arsye për vendimin.

Media lokale citoi zyrtarët amerikanë të kenë thënë se vizita duhej të riprogramohej për shkak të disa çështjeve të ngutshme, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Sekretari amerikan i Shtetit sot do të realizonte vizitën e tij të parë zyrtare në Gjermani.

Pompeo pritej të takohej ndaras me kancelaren Angela Merkel dhe ministrin e Jashtëm Heiko Maas.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies