Fillimi PolitikëRusia shpall “person të padëshirueshëm” një diplomat të Maqedonisë së Veriut

Rusia shpall “person të padëshirueshëm” një diplomat të Maqedonisë së Veriut

nga Shekulli Agency

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka bërë të ditur se ka shpallur “person të padëshirueshëm” një diplomat që punon në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Moskë, transmeton (AA).

Në një deklaratë me shkrim, ministria ruse rikujton se Maqedonia e Veriut muajin e kaluar shpalli “person të padëshirueshëm” një diplomat rus.

Më tej, thuhet se ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Moskë, Olivera Chaushevska-Dimovska, u thirr në ministri dhe se “ambasadores iu dorëzua notë proteste lidhur me shpalljen ‘person të padëshirueshëm’ të një punonjësi në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Moskë”.

Masa në fjalë, thekson ministria, është marrë kundër vendimit “pa arsye” të palës së Maqedonisë së Veriut për të dëbuar diplomatin rus.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies