
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbi Masakrën e Reçakut.
Duke iu drejtuar presidentit serb, Rama në rrjetet sociale shkruan se “Si mundet që dikush të mohojë sot një krim lufte të dokumentuar mirë”.
“Pse është kaq e vështirë për të kuptuar që aq kohë sa Serbia do të jetojë në mohimin e realitetit të qartë kristal të Kosovës, fantazmat e së kaluarës do të vazhdojnë të minojnë rrugën e Serbisë drejt të ardhmes”, shkruan Rama.
Kujtojmë se disa ditë më parë Vuçiç ka deklaruar se krimi në Reçak është fabrikuar nga ana e William Walker, i cili në atë kohë ishte shef i Misionit vëzhgues të OSBE-së.
Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime në Kosovë, Shqipëri dhe vende të tjera.