Fillimi PolitikëRama dhe liderë të tjerë botëror urojnë presidentin Erdogan për suksesin në zgjedhje

Rama dhe liderë të tjerë botëror urojnë presidentin Erdogan për suksesin në zgjedhje

nga Shekulli Agency

Pas suksesit të madh në zgjedhjet e mbajtura sot në Turqi, liderët botëror kanë uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në këto zgjedhje, transmeton (AA).

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes linjës telefonike ka uruar presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje.

Sipas burimeve presidenciale, presidenti Erdoğan falënderoi kryeministrin e Shqipërisë për urimin.

Hungaria

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, u bë lideri i parë i një shteti të Bashkimit Evropian (BE), i cili uroi presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje. Sipas zyrtarëve, ai uroi presidentin turk përmes linjës telefonike.

Azerbajxhani

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin e madh të arritur në zgjedhjet presidenciale.

Sipas një deklarate të lëshuar nga presidenca e Azerbajxhanit mësohet se Aliyev ka telefonuar homologun e tij Erdoğan duke i uruar përgëzimet e tij për “suksesin e madh në zgjedhje”.

Duke bërë të ditur se nën udhëheqjen e Erdoğan Turqia është zhvilluar më shumë, ka arritur suksese të mëdha në fushën e ekonomisë, si dhe ka forcuar pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare, Aliyev në bisedën telefonike i ka uruar suskese të mëtejshme presidentit Erdoğan.

Ndërkohë edhe Erdoğan i ka shprehur falenderime homologut të tij Aliyev për kujdesin e treguar dhe urimet e bëra

Gjithashtu bëhet e ditur se Aliyev ka ftuar presidentin Erdoğan për një vizitë në zyrtare në Azerbajxhan, i cili e ka pranuar këtë ftesë.

Bosnjë dhe Hercegovina

Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, uroi presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në zgjedhje.

Palestina

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, uroi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në zgjedhje.

Katari

Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al Thani, uroi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në zgjedhje.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies