
Administrata qipriote greke, Greqia dhe Izraeli, më 2 janar 2020 do të nënshkruajnë një marrëveshje për ndërtimin e projektit “Eastmed” Tubacioni i gazit natyror i Mesdheut Lindor.
Zëdhënësi i qeverisë qipriote greke, Kyriacos Koushos ka deklaruar se në ceremoninë e nënshkrimit që do të organizohet në Athinë do të marrë pjesë edhe lideri qipriot grek, Nikos Anastasiadis.
Në ceremoni përveç Anastasiadis do të marrin pjesë edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Thuhet se marrëveshja do të marrë formën përfundimtare pasi edhe Italia ta nënshkruajë atë.
Me anë të projektit “Eastmed” synohet që gazi që do të nxirret nga Mesdheu Lindor nëpërmjet Qipros greke të dërgohet në Greqi ndërsa prej aty në Itali.