Fillimi PolitikëPutin uron presidentin Erdogan për suksesin në referendum

Putin uron presidentin Erdogan për suksesin në referendum

nga Shekulli Agency

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka telefonuar presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan duke e përgëzuar për rezultatin e referendumit popullor më 16 prill.

Sipas informacionit të marrë nga burimet e Presidencës mësohet se presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka telefonuar këtë mbrëmje presidentin Erdoğan. Në telefonatën e tij Putin ka përgëzuar presidentin Erdoğan për daljen e rezultatit “po” në refendumin popullor për ndryshimin kushtetues.

Ndër të tjera në bisedë krahas përshpejtimit të përpjekjeve kundrejt normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe është theksuar edhe rëndësia e bashkëpunimit për forcimin e armëpushimit në Siri.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies