Fillimi PolitikëPutin urim për Trumpin: Mund të zhvillojmë bashkëpunimin në bazë të respektit

Putin urim për Trumpin: Mund të zhvillojmë bashkëpunimin në bazë të respektit

nga Shekulli Agency

Në telegramin e urimit për Vitin e Ri drejtuar presidentit amerikan, Donald Trump, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, theksoi se dialogu konstruktiv mes dy kombeve është i domosdoshëm për stabilitetin global, transmeton (AA).

Kremlini sot njoftoi se Putini në urimin e Vitit të Ri për Trumpin theksoi se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të zhvillojmë “bashkëpunim pragmatik të drejtim të perspektivës afatgjate në bazë të barazisë dhe respektimit të ndërsjellë”.

Putini theksoi se “zhvillimi i dialogut konstruktiv mes Rusisë dhe SHBA-ve është veçanërisht i rëndësishëm për forcimin e stabilitetit strategjik dhe gjetjen e përgjigjeve optimale ndaj kërcënimeve dhe sfidave globale”.

Marrëdhëniet mes Moskës dhe Washingtonit u dobësuan pas aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014 dhe akuzave se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit të kaluar në SHBA.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies