Fillimi PolitikëPutin mund të takohet me liderin e Koresë së Veriut

Putin mund të takohet me liderin e Koresë së Veriut

nga Shekulli Agency

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mund të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tha zëdhënësi për shtyp i Kremlinit, Dimitry Peskov, raporton (AA).

Peskov, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse Putin do të takohet me Kim ose jo.

“Po, me të vërtetë mund të ndodh një takim i tillë. Formati dhe koha e takimit do të vendoset nëpërmjet kanaleve diplomatike”, tha Peskov.

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, dje kishte zhvilluar një vizitë zyrtare në Korenë e Veriut, ndërsa ishte theksuar se kanë arritur marrëveshje që marrëdhëniet mes Rusisë dhe Koresë së Veriut të aktivizohen në nivel të lartë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies