Fillimi PolitikëPutin: Marrëdhëniet tona me Turqinë po rikthehen në mënyrë të sigurtë

Putin: Marrëdhëniet tona me Turqinë po rikthehen në mënyrë të sigurtë

nga Shekulli Agency

“Marrëdhëniet tona me Turqinë po rikthehen në mënyrë të sigurtë në periudhë normale që ofrojne përfitim të ndërsjellë”, tha presidenti rus Putin

Presidenti rus Vladimir Putin tha se “Marrëdhëniet tona me Turqinë po rikthehen në mënyrë të sigurtë në periudhë normale që ofrojnë përfitim të ndërsjellë”.

Presidenti Putin ka pritur në pallatin e Kremlinit ambasadorët e 18 vendeve të cilët do të fillojnë detyrën e re në Moskë.

Gjithashtu edhe ambasadori i Turqisë në Moskë Hüseyin Diriöz i ka paraqitur kredencialet e tij presidentit Putin.

Putin gjatë këtij momenti ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve duke theksuar se më 10 mars me presidentin Recep Tayyip Erdoğan kanë zhvilluar në mënyrë të frytshëm Takimin e Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë ku kanë biseduar për projekte të mëdha si për linjën e tubacionit të gazit natyral të Rrjedhës Turke dhe centralin e energjisë bërthamore Akkuyu.

Ai vuri në dukje se me presidentin Erdoğan kanë vlerësuar planet për zgjidhjen politike dhe luftën kundër terrorizmit në Siri.

“Në saje të rolit energjetik të Rusisë dhe Turqisë është mundësuar armëpushimi mes forcave të qeverisë dhe opozitarëve në Siri. Jemi në dijeni të rolit të Turqisë në këtë çështje dhe i kushtojmë një rëndësi të madhe. Falë kësaj nisën bisedimet në Astana me temë Sirinë. Marrëdhëniet tona me Turqinë po rikthehen në mënyrë të sigurtë në periudhën normale dhe që ofron përfitim të ndërsjellë”, ka thënë presidenti rus Putin.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies