Fillimi PolitikëPutin dhe Trump pritet të takohen në Vietnam

Putin dhe Trump pritet të takohen në Vietnam

nga Shekulli Agency

Presidentët e SHBA-ve dhe Rusisë do të takohen të premten në samitin ndërkombëtar ekonomik në Vietnam, konfirmoi sot një ndihmës i Kremlinit, raporton (AA).

“Tani, koha është duke u dakorduar. Do të jetë më 10 nëntor,” citohet të ketë thënë Yuri Ushakov nga agjencia zyrtare ruse e lajmeve TASS.

Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë situatën në Siri dhe Gadishullin Korean, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Takimi i së premtes do të jetë takimi i tyre i dytë që nga samiti i G-20 në korrik në Hamburg të Gjermanisë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies