Fillimi PolitikëPresidenti rus dhe ai amerikan nisin video-telefonatën mes tensioneve në Ukrainë

Presidenti rus dhe ai amerikan nisin video-telefonatën mes tensioneve në Ukrainë

nga Shekulli Agency

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan, Joe Biden, kanë nisur një video-telefonatë.

Takimi kritik vjen pasi tensionet po përshkallëzohen mbi Ukrainën me ngritjen ushtarake të Rusisë pranë kufirit të fqinjit të saj.

Shërbimi për shtyp i Kremlinit njoftoi se minutat e para të videos së takimit do të publikohen së shpejti në faqen presidenciale.

Përveç tensioneve mbi Ukrainën, Putin dhe Biden pritet të diskutojë avancimin e NATO-s në kufijtë rus, si dhe kërkesën e Moskës për të dhënë garanci për mos zgjerimin e aleancës dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë samitit të Gjenevës në muajin qershor.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies