Fillimi PolitikëPresidenti Erdogan dhe Zelensky diskutojnë ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë

Presidenti Erdogan dhe Zelensky diskutojnë ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë

nga Shekulli Agency

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në një deklaratë nga Drejtoria e komunikimeve të Presidencës thuhet se në bisedë u diskutua për ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit.

Presidenti Erdoğan ka shprehur ngushëllimet e tij për qytetarët ukrainas që kanë humbur jetën në sulmin e Rusisë dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.

Erdoğan ka thënë se po bëjnë përpjekje për shpalljen e një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur për sigurimin e parandalimit të mëtejshëm të humbjeve të jetëve dhe që Ukraina të mos dëmtohet më shumë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies