Fillimi PolitikëPompeo: Kaloni në veprim kundër Kinës

Pompeo: Kaloni në veprim kundër Kinës

nga Shekulli Agency

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, u bëri thirrje vendeve të Unionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) që të kalojnë në veprim kundër pranisë së Kinës në Detin e Kinës Jugore.

Sekretari Pomepo nëpërmjet video konferencës ka folur në takimin e 53-të të ministrave të jashtëm të ASEAN-it, ku ai vendeve të rajonit u dha mesazhin se “Amerika do të jetë pranë jush”, duke bërë të ditur se ndaj vendosjes ushtarake të Kinës në ujërat e diskutueshme duhet t’i jepet përgjigje jo vetëm me fjalë, por edhe me veprime.

“Për mendimin tim duhet të shkohet edhe një hap më tej, nuk mjafton vetëm të flasësh por duhet të kalohet në veprim. Të mos lejojmë që Partia Komuniste e Kinës të na kalojë duke na shkelur ne dhe të drejtat tona. Të keni besim të plotë në veten tuaj, Amerika do të jetë pranë jush si një mike që do t’ju ndihmojë”, tha Pompeo, duke mbrojtur idenë se Kina nuk respekton parimet si vlerat demokratike dhe sovranitetin, barazinë dhe integritetin territorial që ndodhen në kushtin e ASEAN-it.

Më tej, Pompeo rikujtoi se qeveria amerikane ka vendosur në listën e sanksioneve personat dhe kompanitë që ndihmojnë Kinën të vendosë aeroporte ushtarake, radarë dhe sisteme raketash në shkëmbinj nënujorë në Detin e Kinës Jugore.

SHBA e cila nuk ka brigje në Detin e Kinës Jugore, kryen misione patrullimi dhe stërvitje me anije luftarake dhe avionë me arsyetimin për të siguruar lundrimin dhe sigurinë e fluturimit në rajon. 

Problemi i “Detit të Kinës Jugore”

Kina pretendon sovranitetin e mbi 80 për qind të Detit të Kinës Jugore me hartën e emërtuar “Linja e nëntë vijave” të cilën e publikoi në vitin 1947. Pretendimet në rajonin e pasur me burime nënujore, shkaktojnë mosmarrëveshje të sovranitetit me vendet fqinje bregdetare si Filipine, Vietnami, Brunei dhe Malajzia.

Pretendimet se Pekini ka armatosur bazat që ka ndërtuar në ishujt artificialë në ujërat e diskutueshme shkaktojnë tension mes SHBA-së dhe vendeve të rajonit.

Në vitin 2016, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në vendimin e saj të dhënë me aplikimin e Filipineve, vendosi që kërkesat e Kinës për sovranitet të njëanshëm në Detin e Kinës Jugore janë të paligjshme.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies