Fillimi PolitikëPartia FJALA zgjerohet edhe në Mamushë

Partia FJALA zgjerohet edhe në Mamushë

nga Shekulli Agency

FJALA mbrëmë është forcuar edhe me një grup të të rinjëve nga “Shoqata e të Rinjëve të Mamushës” në Mamushë.

Të rinjët e Mamushës të cilët janë kryesisht nga komuniteti turk kanë vlerësuar lartë programin dhe punën e Partisë FJALA.

Ata kanë premtuar se do të punojnë fuqishëm që FJALA të zgjerohet edhe më shumë brenda komunitetit turk.

Kryetari i FJALËS Dr.Gëzim Kelmendi iu ka uruar mirëseardhje të rinjëve nga Mamusha.

Kryetari Kelmendi ka konfirmuar edhe njëherë që FJALA është subjekt politik i hapur për gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim fe, racë apo komb.

FJALA,
Prishtinë, 18.08.2018

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies