Fillimi PolitikëPartia FJALA hapi fushatën në Prizren ku prezantoj tetë kandidatët për deputetë 

Partia FJALA hapi fushatën në Prizren ku prezantoj tetë kandidatët për deputetë 

nga Shekulli Agency

Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi, ka prezantuar sot në shadërvanin e Prizrenit, kandidatët e tij për deputetë.

Në këtë prezantim elektoral, Kelmendi ka deklaruar se në partinë e tij të gjithë kandidatët janë të shkolluar e njerëz të ndershëm që duan ta ndryshojnë vendin.

Kelmendi po ashtu tha se në mesin e kandidatëve për deputetë janë edhe tre prej tyre me aftësi të kufizuara, kategori kjo që është lënë anash dhe harruar krejtësisht.

Tutje kryetari i Fjalës, tha se ai bashkë me subjektin e tij partiak nuk kanë dal të bëjnë premtime siç po mashtrojnë të tjerët por sipas tij ata vetëm do të tregojnë se kush do i përfaqësojë ata.

Më pas Kelmendi me deputetë dolën për të ndarë fletushkat me emrat e kandidatëve nga ana e Prizrentit në dyqane e rrugë.

https://www.facebook.com/fjalaofficial/videos/1235205479936005/

 

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies