Fillimi PolitikëPacolli pritet në takim nga kryeministri i Turqisë

Pacolli pritet në takim nga kryeministri i Turqisë

nga Shekulli Agency

Kryeministri i Turqisë në takimin me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Pacolli, ka theksuar se beson që Kosova do të ndërmarrë hapa efikasë në luftën kundër organizatës terroriste FETO

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım priti në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Sipas informatave të marra nga burimet e Kryeministrisë së Turqisë, në takimin mes kryeministrit Yıldırım dhe ministrit Pacolli të zhvilluar në pallatin Çankaya, janë diskutuar marrëdhëniet mes dy shteteve.

Yıldırım me këtë rast është shprehur se Kosova zë një vend të veçantë për Turqinë dhe se Turqia po vazhdon mbështetjen e saj në të gjitha fushat për këtë vend. Ai ka shtuar se marrëdhëniet shumëdimensionale me Kosovën do të vazhdojnë edhe në periudhën e qeverisë së re të formuar.

Kryeministri Yıldırım ka theksuar po ashtu se beson që Kosova do të ndërmarrë hapa efikasë në luftën kundër organizatës terroriste FETO.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies