Fillimi Politikë“Nuk më interesojnë pretendimet për përzierjen e Rusisë në zgjedhjet e SHBA-ve”

“Nuk më interesojnë pretendimet për përzierjen e Rusisë në zgjedhjet e SHBA-ve”

nga Shekulli Agency

Presidenti rus, Vladimir Putin, është shprehur se nuk i interesonjë pretendimet për përzierjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse sipas tij nuk lidhen me Qeverinë e Rusisë.

Në një bisedë me rrjetin televiziv amerikan NBC, presidenti rus u pyet nëse ai miraton përfshirjen e 13 shtetasve dhe tre kompanive ruse në zgjedhje që janë përmendur në akuzat e amerikanëve.

“Nuk më intereson, sepse nuk përfaqësojnë qeverinë,” tha Putini, sipas një transkripti të një interviste të botuar të shtunën nga Kremlini.

Ai ka shtuar: “Ndoshta ata nuk janë as rusë, por ukrainas, tatarë, hebrenj, por me nënshtetësi ruse, të cilët gjithashtu duhet të kontrollohen. Ndoshta ata kanë shtetësi të dyfishtë, ndoshta SHBA-ja i ka paguar ata ta bëjnë këtë. Si mund ta dini? Unë nuk e di”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies