Fillimi Politikë“Negociatat për Brexit-in mund të fillojnë pas zgjedhjeve në Britani”

“Negociatat për Brexit-in mund të fillojnë pas zgjedhjeve në Britani”

nga Shekulli Agency

Kryetari i Komisionit të Bashkimi Evropian, Jean-Claude Juncker, ka theksuar se ka besimin që negociatat e vërteta për Brexit-in do të nisin pas zgjedhjeve të parakohshme në Britani.

Kryezëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, ka bërë një deklaratë në lidhje me negociatat për daljen e Britanisë nga BE-ja.

Pasi ka theksuar se kryetari i Komisionit të Bashkimi Evropian, Jean-Claude Juncker, dje në mbrëmje ka kryer një bisedë telefonike me kryeministren britanike Theresa May, e cila ka marrë vendimin për zgjedhje të parakohshme më 8 qershor, Schinas se “pas bisedës Juncker vlerëson se negociatat e vërteta në lidhje me nenin 50 do të nisin pas zgjedhjeve të parakohshme.”

Britania kishte nisur zyrtarisht procesin e daljes nga BE pasi vendosi në veprim më 29 mars nenin 50 të Marrëveshjes së Lisbonës për BE-në i cili rregullon daljen nga Uinioni. Palët në fazën pasardhëse duhet të negociojnë marrëveshjen e ndarjes. Ndërsa parashikohet që procesi të përfundojë brenda dy viteve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies