Fillimi PolitikëNë veri të Italisë sot mbahet referendumi për autonomi të gjerë

Në veri të Italisë sot mbahet referendumi për autonomi të gjerë

nga Shekulli Agency

Në dy rajone të pasura të Italisë, Lombardia dhe Veneto, sot mbahet referendumi për një autonomi më të gjerë në disa fusha e jo për pavarësi.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, të drejtën e votimit në Lombardia e kanë 7.9 milionë votues, kurse në Veneto rreth katër milionë. Votimi filloi në orën shtatë sipas kohës lokale dhe përfundon në ora 23.

Në qendrat e votimit në Lombardia, janë shpërndarë 24.400 tableta përmes të cilave do të zhvillohet votimi, ndërsa votuesit në Veneto do të kenë qasje më tradicionale.

Që referendumi të jetë i suksesshëm në Veneto, nevojitet pjesëmarrje prej 51 për qind, ndërsa një gjë e tillë nuk nevojitet në Lombardia.

Nëse shumica e votuesve mbështesin autonomi më të gjerë, priten negociata me qeverinë në Romë.

Disa qarqe në vend referendumin e konsiderojnë si të panevojshëm, pasi ai nuk i referohet shkëputjes.

Mediat italiane raportojnë se kostot e referendumit me qëllim të konsultimeve të cilat organizohen në dy rajonet arrijnë në rreth 65 milionë euro.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies