Fillimi PolitikëMerkel zotohet për bashkëpunim konstruktiv me presidentin Erdogan

Merkel zotohet për bashkëpunim konstruktiv me presidentin Erdogan

nga Shekulli Agency

Gjermania u zotua për të ecur përpara në bashkëpunimin konstruktiv me qeverinë e re të Turqisë, pas fitores së presidentit Recep Tayyip Erdoğan në zgjedhjet historike të së dielës.

Duke folur në një konferencë shtypi në Berlin, zëdhënësi i kancelares Angela Merkel tha se kanë marrë parasysh rezultatet paraprake, të cilat treguan se presidenti Erdoğan fitoi shumicën absolute në zgjedhjet presidenciale.

“Ne presim të vazhdojmë marrëdhëniet konstruktive dhe të dobishme midis qeverisë gjermane dhe asaj turke”, tha Steffen Seibert.

Ai gjithashtu tha se kancelarja Merkel do të urojë presidentin turk Erdoğan në një kohë të përshtatshme.

Mëngjesin e sotëm Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë njoftoi se Erdoğan fitoi shumicën absolute në zgjedhjet presidenciale.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies