Fillimi PolitikëMerkel e gatshme të dorëhiqet nga udhëheqja e partisë CDU

Merkel e gatshme të dorëhiqet nga udhëheqja e partisë CDU

nga Shekulli Agency

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, po planifikon të heqë dorë nga udhëheqja e Unionit Kristiandemokratik (CDU) në një konferencë të partisë në muajin dhjetor, njoftuan sot mediat lokale, transmeton AA.

Merkel i ka thënë komitetit ekzekutiv të partisë se ajo nuk ka ndërmend të kandidojë për kreun e partisë, por dëshiron të mbetet si kancelare, raportuan agjencia gjermane e shtypit DPA, javorja Der Spiegel dhe shumë media tjera.

Vendimi i saj erdhi pasi CDU dhe partia e saj simotër CSU pësuan humbje në zgjedhjet e fundit rajonale në shtetet e Bavarisë dhe Hesse.

Merkel, e cila ka udhëhequr CDU-në për 18 vjet, pritet të mbajë një konferencë shtypi.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies