Fillimi PolitikëMbyllet legjislatura e 8-të e Kuvendit të Shqipërisë

Mbyllet legjislatura e 8-të e Kuvendit të Shqipërisë

nga Shekulli Agency

Sot është mbajtur seanca e fundit e legjislaturës së 8-të Kuvendit të Shqipërisë, që shënon edhe shpërndarjen e Parlamentit, në kuadër të zgjedhjeve të 18 qershorit të këtij viti.

Në përfundim të seancës kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, mbajti një fjalë përshëndetëse, ku sipas njoftimit të Kuvendit, ai theksoi se aktivitet i dendur diplomatik ka krijuar një partneritet të qëndrueshëm me parlamentet e vendeve mike, organizatave ndërkombëtare dhe sipas tij ka ndikuar pozitivisht në marrëdhëniet dypalëshe me vendet përkatëse.

“Organizimi me sukses në Tiranë i Asamblesë Parlamentare të Vendeve të Mesdheut dhe Asambleja Parlamentare e Vendeve anëtare të NATO-s në veçanti, një numër i konsiderueshëm vizitash të nivelit të lartë, të kryetarëve, të personaliteteve të ndryshme të parlamenteve të vendeve evropiane dhe vendeve të tjera mike, i kanë dhënë diplomacisë parlamentare një dimension dinamik dhe të suksesshëm”, u shpreh Meta.

Në seancën e fundit për këtë legjislaturë munguan deputetët e opozitës të cilët vazhdojnë bojkotin parlamentar që prej datës 18 shkurt me kërkesën për qeveri teknike për organizimin e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies