Fillimi PolitikëMay: Brexit është “pothuajse brenda distancës së prekshme”

May: Brexit është “pothuajse brenda distancës së prekshme”

nga Shekulli Agency

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May deklaroi se vendi i saj dhe Bashkimi Evropian janë “pothuajse brenda distancës së prekshme” të një marrëveshjeje mbi Brexit-in pas një sesioni negociues.

Ministri i kabinetit të qeverisë David Lidington tha se është “e mundur, por jo aspak e përcaktuar” se të dy palët mund të arrijnë marrëveshje këtë javë.

Britania dëshiron të arrijë marrëveshje këtë vjeshtë, ashtu që Parlamenti të ketë kohë për të votuar mbi të para se Britania të largohet nga blloku më 29 mars. Parlamenti Evropian gjithashtu duhet të miratojë çdo marrëveshje.

Negociatorët u takuan vonë në mbrëmje në Bruksel, në një përpjekje për të mbyllur boshllëqet e mbetura.

Dallimet midis Britanisë dhe bllokut mbeten se si të sigurohet që kufiri midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës të mbetet i hapur pas Brexit-it.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies