Një nga shkaqet e zgjedhjes së Abdulla Qazimovskit në krye të këshillit të Strugës ishte mbështetja e madhe që Ziadin Sela si ish kandidat i PDSH-së mori mori në fshatin Llabunishtë me premtimin se do të ndihmojë shqiptarët e këtij fshati që për vite ishin nënshtruar presioneve për asimilim. Por pas dështimeve të shumta në premtimet e dhëna, Sela ju dha edhe një goditje të rëndë llabunishtarëve, duke ua kthyer shpinën atyre dhe duke përqafuar LSDM-në.
Të enjten këshilltarët e partisë së tij, LR-PDSH, shkarkuan nga posti i kryetarit të këshillit Abdulla Qazimovskin, këshilltar nga fshati Llabunishtë dhe në vend të tij zgjodhën një këshilltarë të LSDM-së, parti kjo e cila në zgjedhjet e vitit 2013 u bashkua me VMRO-DPMNE-në kundër kandidatit shqiptarë. “Kohën e fundit kanë ndodhur disa gjëra që tek blloku shqiptar, më vjen keq të them se patriotizmi ka mbetur vetëm retorikë.
Zotëri Sela, për mos suksesin të cilin e kishte tek Këshilli, është për të ardhur keq kur një kryetar i Këshillit, i cili lufton për integrim, respektivisht që të bëhet Labunishti një nënqiell shqiptarë, të cilin shqiptarët gjithmonë e kanë dëshiruar këtë por edhe labunishtasit e kanë kërkuar nga vitet e 90-ta deri tani. Sot Zotëri Sela dhe LR-PDSH-ja, kërkojnë vota që ta zëvendësojnë një shqiptarë nga Labënishta, ndërkaq në vend të tij anëtari më i vjetër i Këshillit do të jetë nga LSDM.
Kjo tregon se ai kërkon vota nga blloku maqedonas që ta shkarkojë një shqiptar i cili deri më tani e kryente detyrën e tij denjësisht për kombin e tij. Të të them sinqerisht, për disa punë asnjëherë nuk jam pajtuar, dhe as tani nuk pajtohem”, ka deklaruar Abdulla Qazimovski, kryetari i shkarkuar i këshillit të Strugës.
Ndërkohë jozyrtarisht mësohet se edhe në fshatin LLabunishtë janë rritur pakënaqësitë e mëdha pasi pikërisht dy partitë maqedonase VMRO dhe LSDM për dekada nuk kanë lejuar mësimin në gjuhën shqipe të fëmijëve të këtij fshati, ndërsa në çdo cikël të zgjedhjeve VMRO dhe LSDM kanë garuar bashkë kundër kandidatëve shqiptarë.