Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka shprehur dëshirën që të ndërmjetësojë midis qeverisë irakiane dhe kurdëve të cilët kërkojnë pavarësinë pas referendumit kontrovers.
Macron bëri ofertën sot pas takimit me kryeministrin e Irakut, Haider al-Abadi në Paris në bisedimet e gjera rreth mbështetjes franceze për luftën kundër DEASH-it dhe rindërtimin e ekonomisë së Irakut.
Ai tha se Franca dhe të tjerët janë të shqetësuar për gjendjen e kurdëve pas referendumit të muajit të kaluar dhe tha se Franca mbështet stabilitetin dhe integritetin territorial të Irakut.
Macron insiston në rëndësinë e “pajtimit kombëtar dhe qeverisjes gjithëpërfshirëse” që përfshin kurdët, “me të cilët Franca mban lidhje të ngushta”.
Presidenti francez tha se dialogu “është rruga e vetme” dhe se “Franca është e gatshme të kontribuojë në mënyrë aktive për të ndërmjetësuar”.