Në mungesë të argumenteve, programeve dhe në panik nga humbja e thellë që do ta pësojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, BDI e ndihmuar edhe nga LSDM kanë filluar të përgadisin shpifje të reja kundër koalicionit Aleanca me BESË.
Pasi dështuan me shpifjet e para ndaj Lëvizjes BESA tani ata paralajmërojnë shpifje të reja edhe ndaj Aleancëa për Shqiptarët.
Shpifje të këtilla shqiptarët nuk ju besuan as në rrethin e parë kur edhe pse shpifnin kundër Lëvizjes BESA dhe kishin mbështetjen e LSDM-së përsëri nuk arritën të fitojnë asnjë komunë në rrethin e parë.
Dy partitë e koalicionit Aleanca me BESË në rrethin e parë fitoi më shumë vota se kandidatët e LSDM-së dhe BDI-së në konunat shqiptare.