Fillimi PolitikëLegjislatura e 11-të e Kuvendit të Kosovës: Nga sa ulëse morën partitë sipas rezultateve preliminare

Legjislatura e 11-të e Kuvendit të Kosovës: Nga sa ulëse morën partitë sipas rezultateve preliminare

nga Shekulli Agency

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026 tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 42,91 për qind të votave të fituara, do të jetë forca më e madhe parlamentare me 48 deputetë.

Sipas rezultateve të deritanishme ku nuk bëjnë pjesë ende votat me kusht, ato me postë, si dhe në përfaqësitë diplomatike, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), që ka dalë e dyta me 21,12 për qind të votave, do të ketë 24 deputetë.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17,58 për qind të votave do të ketë 20 deputetë e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7,16 për qind të votave do të ketë 8 deputetë.

Në Kuvendin e Kosovës, 10 vende janë të rezervuara për pakicën serbe dhe 10 të tjera për pakicat joserbe.

Krahasuar me mandatin e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve të deritanishme do t’i ketë nëntë deputetë më pak, PDK-ja dy më shumë, LDK-ja pesë më shumë dhe AAK-ja dy më shumë.

Votat me kusht, ato me postë dhe ato në përfaqësi diplomatike mund ta ndryshojnë rezultatin dhe t’i shtojnë apo t’i heqin disa mandate partive politike.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies