Fillimi PolitikëKuvendi i Irakut vendosi që t’i dëbojë forcat amerikane nga vendi

Kuvendi i Irakut vendosi që t’i dëbojë forcat amerikane nga vendi

nga Shekulli Agency

Kuvendi i Irakut me shumicë të votave vendosi që t’i dëbojë forcat amerikane nga vendi.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ligjvënësit me shumicë të votave kanë vendosur dëbimin e forcave amerikane dhe të vendeve tjera të huaja.

Në njoftimin e bërë nga Kuvendi thuhet se detyrimi për zbatimin e vendimit i takon qeverisë.

Pas votimit, deputetët shiitë në Kuvend brohoritën slogane “Jo SHBA-ve”, “Po Muhandis-it”,  “Po Soleiman-it” dhe “O pushtues dil jashtë”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies