Fillimi PolitikëKurti: Ne mbetemi të përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke

Kurti: Ne mbetemi të përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke

nga Shekulli Agency

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se mbeten të përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke.

Kryeministri Kurti është takuar në Prishtinë me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

“Diskutuam për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne mbetemi të përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke”, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale në lidhje me takimin.

Ndërkohë, në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës thuhet se Sorensen e uroi kryeministrin Kurti me rastin e formimit të qeverisë së re dhe për mandatin e tij të ri.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies