Anëtari i Kryesisë Qendrore të LR PDSH-së Faton Murseli pas shumë vërejtjeve në adresë të kryetarit Ziadin Sela, paralajmëron iniciativë për dorëheqjen e tij. Ai thotë se iniciativa e tij ka marrë mbështetje nga shumë kryetarë degësh dhe nëndegësh, dhe se në kongresin e radhës të LR PDSH-së do të kërkohet “koka” e Selës.
Ndryshe, pas disa kritikave publike për mënyrën e funksionimit të LR PDSH-së, Murseli thotë se nuk është thirrur më në mbledhje të kryesisë, edhe pse zyrtarisht është anëtar kryesie dhe njëri nga themeluesit e LR PDSH-së.
Ja statusi i plotë i Faton Murselit:
“Miq, per shkaqe korrektesie ndaj çdo anetari te zakonshem te LR-PDSH, dite me pare thash se verrejtjet e mia ndaj proceseve politike ne kete parti do ti shpreh brenda saj. Faktikisht degjova qe Kryesia Qendrore e partise kishte mbajt mbledhje dhe une nuk kam qene i ftuar. Nuk jam i ftuar as ne Kuvendin Qendror te partise qe do te mbahet me 9 Korrik. Ndoshta ngaqe une me jam i padeshiruar per hierarkine partiake, por kam vendosur qe betejen time ta çoj deri ne fund. Ndoshta deri ne Kongresin e partise ku do te kerkoj edhe dorreheqjen e kryetarit. Ndryshe nga Ziadin Sela une nuk e konsideroj veten askush qe te shpall Moratorium (edhe pse me jane lajmeruar ne mbeshtetje shume kryetare degesh e nendegesh) dhe ndryshr nga Ziadin Sela une do te mar pjese ne Kongresin e rradhes kurdo qofte ai. Njekohesisht qendrimet e mia ne raport me politiken brenda-partiake por edhe me proceset politike ne pergjithesi do ti shpreh permes ketij rrjeti social, por jam i hapur edhe per mediumet Televizive ne menyre qe sqarimi im te jete me adekuat. Na prifte e mbara dhe ju falemenderoj te gjitheve per mbeshtetjen”.
