Fillimi PolitikëKryeparlamentari Konjufca takohet me ambasadorin turk Sakar

Kryeparlamentari Konjufca takohet me ambasadorin turk Sakar

nga Shekulli Agency

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin turk në Kosovë, Çağrı Sakar, i cili e ka përgëzuar për detyrën e re.

Siç bën të ditur komunikata nga kuvendi, në takim është biseduar për zhvillimet politike, situatën me pandeminë, si dhe përpjekjet e Kosovës për sigurimin e vaksinave anti-COVID.

“Janë shqyrtuar edhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, këmbimit tregtar dhe zhvillimit të diplomacisë parlamentare”, shkruan njoftimi.

Tutje, bëhet e ditur se Konjufca e ka informuar ambasadorin turk për prioritetet e këtij mandati dhe ka përmendur dinamizmin e punës së organit legjislativ, reformën zgjedhore, si dhe reformat në sistemin e drejtësisë. ​

Dje Sakar u prit edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku po ashtu diskutuan për “mundësinë e eliminimit të disa barrierave ekonomike që do të lehtësonin investimet dhe shkëmbimet”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies