Fillimi PolitikëKryeministrja britanike: “Do t’i ftojë liderët e Bashkimit Evropian që të bashkohen dhe të dënojnë Rusinë”

Kryeministrja britanike: “Do t’i ftojë liderët e Bashkimit Evropian që të bashkohen dhe të dënojnë Rusinë”

nga Shekulli Agency

Kryeministrja britanike Theresa May do t’i ftojë liderët e Bashkimit Evropian (BE) që të bashkohen dhe të dënojnë Rusinë në Samitin e bllokut në Bruksel.

May kërkon deklaratë të fuqishme kundër presidentit rus Vladimir Putin pas helmimit të ish-spiunit të dyfishtë rus dhe vajzës së tij në Britani. Londra akuzon Moskën për sulmin me gaz nervor.

Pas sulmit, Britania e Madhe e quajti Rusinë kërcënim gjithnjë e më të madh për demokracinë perëndimore.

Të hënën ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian shprehën “solidaritet jokualifikues” me Britaninë. Megjithatë, May shpreson për formulim të qartë që në mënyrë eksplicite dënon Rusinë.

Brexit po ashtu do të jetë në rend dite të Samitit dyditësh të BE-së, i cili fillon sot në Bruksel. Britania shpreson se Unioni do të nënshkruajë kushtet e daljes së Mbretërisë së Bashkuar për vitin e ardhshëm dhe do të japë “dritë jeshile” për bisedimet mbi marrëdhëniet e ardhshme.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies