Fillimi PolitikëKryeministri i Malajzisë reagon ndaj politikave të Trumpit

Kryeministri i Malajzisë reagon ndaj politikave të Trumpit

nga Shekulli Agency

Kryeministri i Malajzisë, Mahathir Bin Mohamad, ka reaguar ndaj politikave të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, duke u shprehur se “është problem i madh të ballafaqohesh me njerëz që nuk janë konsekuent”, transmeton Anadolu AA.

Mohamad në qytetin New York të SHBA-ve, ku ndodhet për sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), është shprehur se, “Trump ndryshon pikëpamjet e tij brenda orësh. Është problem i madh të ballafaqohesh me njerëz që nuk janë konsekuent”.

Duke folur edhe për konfliktin tregtar mes SHBA-ve dhe Kinës, Mohamad tha se, “Politika e ndjekur nga Trump po minon përpjekjet e SHBA-ve në Azi. Nga konflikti tregtar mes dy shteteve me ekonomitë më të mëdha në botë, parashikoj se SHBA-të do të dalin me pasoja”.

Kryeministri Mohamad theksoi se në kuadër të konfliktit të tregtisë, SHBA-të duhet të dinë historinë e Kinës në rajon, duke shtuar se, “Kina është për katër mijë vite në këtë rajon. Në këtë rajon duhet të mësohet të jetohet me Kinën”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies