Fillimi PolitikëKryeministri holandez: NATO nuk mundet pa Turqinë

Kryeministri holandez: NATO nuk mundet pa Turqinë

nga Shekulli Agency

Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca e NATO-s nuk mund ta “bëjë atë” pa vendin anëtarë të saj Turqinë.

Duke folur në seancën e pyetjeve të ligjvënësve mbrëmë vonë në lidhje me operacionin kundër-terrorist të Turqisë në verilindje të Sirisë, i nisur javën e kaluar, Rutte tha se pretendimi se NATO do të ishte më mirë pa Turqinë nuk është një pretendim “i zgjuar”.

“Turqia është një nga anëtarët më të fuqishëm të NATO-s. unë mendoj se NATO në mënyrë gjeopolitike apo strategjike nuk mund ta bëjë atë pa Turqinë”, tha Rutte.

Turqia si anëtare e bllokut që nga viti 1952, krenohet me ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s, pas SHBA-ve.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja vazhdimisht ka potencuar se operacioni nuk ka në shënjestër kurdët, por synon ta pastrojë rajonin nga organizata terroriste PKK dhe dega e saj siriane YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies