Fillimi PolitikëKryeministri Haradinaj fillon vizitën zyrtare në Shqipëri

Kryeministri Haradinaj fillon vizitën zyrtare në Shqipëri

nga Shekulli Agency

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbërritur sot për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku do të takohet me drejtuesit më lartë të vendit, raporton (AA).

Kjo është vizita e parë që Haradinaj e zhvillon jashtë Kosovës, që nga marrja e detyrës.

Ceremonia zyrtare e pritjes me nderime të larta shtetërore e kryeministrit të Kosovës është organizuar në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ku është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Pas ceremonisë së pritjes do të mbahet takimi mes dy kryeministrave, ndërsa më pas takimi mes delegacioneve. Pas takimeve, Rama dhe Haradinaj do të mbajnë një konferencë për mediat.

Haradinaj do të takohet edhe me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarin e opozitës, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies