Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka pritur në takim ministrin për Zhvillim Rajonal të Kosovës, Fikrim Damka, njëherësh edhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), transmeton (AA).
Çavuşoğlu në postimin e tij në twitter njoftoi se me ministrin Damka është takuar në Ankara.
“Do të vazhdoj mbështetja jonë për bashkatdhetarët tanë kosovarë”, shkroi Çavuşoğlu.