Fillimi PolitikëKryebashkiaku i Londrës, Khan mirëpret shtyrjen e Brexit-it

Kryebashkiaku i Londrës, Khan mirëpret shtyrjen e Brexit-it

nga Shekulli Agency

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka mirëpritur vendimin e Bashkimit Evropian (BE) për zgjatjen e afatit të Brexit-it deri në fund të janarit 2020, transmeton AA.

Khan në Twitter shkroi se vendimi ishte “lajm i mirë” dhe se hiqet nga tryeza “rreziku i menjëhershëm i mosmarrëveshjes katastrofike për Brexit”-in.

Ai tha se zgjatja duhet të përdoret për një votim publik mbi Brexit-in.

Khan theksoi se “është koha që publikut britanik t’i jepet fjala e fundit mbi Brexit-in”.

Parlamenti i Britanisë do të marrë në konsideratë mundësinë e thirrjes së zgjedhjeve kombëtare në seancën e së hënës. Kryeministri britanik, Boris Johnson, dëshiron zgjedhje më 12 dhjetor, por mund të mos ketë mbështetjen e mjaftueshme për të marrë rrugën e tij.

Qeveria e kundërshton ashpër mbajtjen e një referendumi të dytë për Brexit-in.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies