Fillimi PolitikëKremlini: Sa më shpejt të pranojë kërkesat tona Ukraina, aq më shpejt përfundon konflikti

Kremlini: Sa më shpejt të pranojë kërkesat tona Ukraina, aq më shpejt përfundon konflikti

nga Shekulli Agency

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Ukraina sa më shpejt të pranojë kërkesat e Rusisë aq më shpejt do të përfundojë konflikti, transmeton (AA).

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Moskë, Peskov reagoi ndaj deklaratës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy se dyshon për ekzistencën e presidentit rus Vladimir Putin.

“Është e qartë se Zelenskyy do të preferonte, thjesht psikologjikisht, që Rusia dhe Putini të mos ekzistojnë. Qeveria e Kievit duhet të pranojë që Rusia dhe Putin ekzistojnë”, tha Peskov.

“Sa më shpejt regjimi ukrainas të kuptojë se Rusia dhe Putini ekzistojnë dhe do të ekzistojnë dhe sa më shpejtë e kuptojnë që herët a vonë do të duhet të heqin dorë nga gjithçka që është anti-ruse është më mirë për Ukrainën”, theksoi Peskov.

Zëdhënësi i Kremlinit potencoi se “sa më shpejt regjimi ukrainas të tregojë se është i gatshëm të përmbushë kërkesat e Rusisë, të cilat në një mënyrë ose në një tjetër do të përmbushen, aq më shpejt do të përfundojë gjithçka dhe aq më shpejt populli ukrainas mund të fillojë të ngrihet pas kësaj tragjedie të nisur nga regjimi në Kiev”.

Duke iu referuar dërgesës së mundshme të armëve në Ukrainë nga vendet perëndimore që do të lejonte një sulm në territorin e Rusisë, Peskov tha: “Natyrisht, konsultimet për mundësinë e sigurimit të Ukrainës me armë që do të lejonin një sulm në tokën ruse janë potencialisht jashtëzakonisht të rrezikshme”.

Duke argumentuar se dërgesa e mundshme e armëve do ta çojë konfliktin në një nivel të ri, Peskov tha: “Kjo do të thotë ta çojmë konfliktin në një nivel të ri cilësor, i cili natyrisht nuk do të jetë shenjë e mirë për sigurinë e Evropës”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies